Para se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli ishte e njohur në shtetin fqinj, Itali, aty ku jetonte dhe punonte si modele.
Por pas eksperiencës në shtepinë më të famshme në Shqipëri, 28-vjeçarja fitoi edhe zemrat e publikut shqiptar.
Së fundmi, gjiganti mediatik “Mediaset” i ka dedikuar një artikull modeles dhe influencueses, e cila ka lindur në Mestre dhe është rritur ne Quarto di Altino, në provincën e Venecias. Kujtojmë se pas pjesëmarrjes në BBV, Jori po jeton mes Torinos dhe Tiranës, si pasojë e projekteve të shumta.
Jori Delli ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale, ndërsa për sa i përket jetës private,ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo-s, ish-trajner i Torinos dhe Livornos.
Por asnjëra nga këto nuk është skuadra e preferuar, pasi modelja bën tifo për ngjyrat kuq e zi të Milan.
Ndërkohë në gusht te vitit 2019, modelja shqiptare ishte protagoniste në një spot reklamash me dy yjet e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.
Jori ka pasur edhe bashkëpunime të tjera në botën e sportit me reklama të ndryshme, pasi ajo vet merret me fitnes dhe gjimnastikë – për këtë mjafton të shohim linjat perfekte të trupit te saj.
Ndërkohë, aktualisht modelja do të marrë pjesë në filmin “Në kuadër të dashurisë”, me një rol episodik i cili nuk dihet ende.