Jori ka vendosur pikat mbi i në lidhje me jetën e saj sentimentale dhe raportin e san me Noizyn, sqaron se ata janë miq me njëri-tjetrin dhe nuk ka ndodhur asnjë gjë mes tyre. Ata flasin ndonjëherë por gjithmonë në mënyrë shoqërore…
“Unë jam beqare, e paprekur për momentin dhe dua ta theksoj që me Noizyn nuk ka ndodhur asnjë gjë, kemi bërë videoklipin, jemi në një marrëdhënie shumë të mira shoqërore. Ndonjëherë flasim bashkë, për shembull më ka dërguar disa pjesë të videos kur kanë bërë montazhin dhe kaq”-tha ajo.