Prej ditësh në media po qarkullon lajmi për ndarjen e Beniada Nishani nga Blert Hajdari.
E këto thashetheme duket se janë të vërteta edhe pse vet dyshja nuk ka bërë asnjë reagim që do ta konfirmonte këtë.

Një video e postuar nga mikesha e Beniadës, Jori Delli sapo konfirmoi zërat.
Dy mikeshat kanë kaluar fundjavën bashkë dhe në videon e Jorit, dëgjohet teksa thotë se Beniada është beqare. “Bën si diva, por ta dini që Beni është beqare”, dëgjohet të thotë Jori.

E pas kësaj, duke e theksuar, ajo ka postuar foton e mimikës së Benit duke shkruar frazën e njohur tanimë: “Kape lajmin”