Përtej politikës, Jozefina Topalli nuk ngurron asnjëherë që në rrjetet e saj sociale të postojë lidhur me familjen. E në fakt, po të shohim profilin e saj në Instagram, shumica e postimeve të Jozefinës janë lidhur me fëmijë dhe nipërit e saj.
Mirëpo, së fundmi ajo ka një dedikim të veçantë për dy fëmijët, Megin dhe Genarin. Me një poezi të autorit Kahlil Gibran, Jozefina ka dhënë një mësim dhe një mesazh që duhet lexuar nga çdokush, lidhur me edukimin e fëmijëve.
“Fëmijët e tu nuk janë fëmijët e tu,
Janë bijtë dhe bijat e vetë jetës.
Ti i sjell në jetë por nuk janë krijimi yt.
Janë pranë teje, por nuk të përkasin ty.
Mund t’u japësh atyre të gjithë dashurinë tënde, jo idetë e tua.
Sepse ata kanë idetë e veta,
Ti mund t’u japësh strehë trupit të tyre,
jo shpirtit të tyre.
Sepse shpirtrat e tyre banojnë në shtëpinë e së nesërmes,
ku ti nuk mund të hysh, as edhe në ëndërr.
Mund të përpiqesh t’i ngjash atyre,
por jo të duash që ata të të ngjajnë ty.
Sepse jeta nuk kthehet mbrapsht,e nuk ndalon tek e djeshmja.
E ti – ti je shigjeta që i shtyn ata drejt të ardhmes.” – shkruan Jozefina përkrah fotos së Genarit dhe Megit.
“Fëmijët e tu” është një nga krijimet më të bukura të shkrimtarit Gibran, i cili gjen vend edhe sot në letërsi si dhe në jetën e përditshme dhe edukimin e brezave, e me sa duket ky është modeli që ndjek Jozefina Topalli – që duhet thënë, është modeli më i drejtë i prindërimit!