Mëngjesin e sotëm ish banorja e BBV2, Efi Dhedhes, ka ndarë një reagim që lidhet me fansat e personazheve publikë dhe komentet e tyre ofenduese.
Efi shprehet se është ndjerë keq nga komentet ofenduese kundrejt saj dhe familjarëve të saj, si dhe ka kërkuar që vet personazhet publikë të edukojnë fansat e tyre që të mos flasin me gjuh ofenduese.
Më pas Efi ka ndarë një mesazh dërguar fanpage-ve të saj, ku shkruan:
“Shpirt s’mërzitem unë me këto, ajo që dua unë nga ju është kurrë mos të bëni komente të tilla e mos të keni urrejtje me asnjë personazh publik. Normal unë s’i pëlqej të gjithëve ashtu sikurse askush nuk mund t’i pëlqej të gjithëve, por ju efitorset e mia ju dua zonja, kur sju pëlqen dikush mos e ndiqni, por kurrë mos ofendoni.”