Të gjithëve ju kujtohen thonjtë e zinj të Krist Aliaj – në fakt një vazhdim i trendit të të atit, Robert Aliaj.
Nëse nuk ju kujtohen, po j’ua rikujtojmë ne.
Edhe pse në Shqipëri, nuk është shumë e zakonshme të shohësh meshkuj me thonj të lyer, duke qenë se njihet si diçka që kryesisht e bëjnë femrat, me sa duket nëpër botë, ky trend po bën namin.
Dhe jo vetëm kaq! Trendi i thonjve të lyer te meshkujt, po ndiqet edhe nga personazhe publikë të njohur në botë – ndër ta edhe Cristiano Ronaldo dhe Drake, dy emra që adhurohen nga miliona fansa në mbarë botën.
Së fundmi futbollisti Ronaldo, ka postuar në Instagramin e tij të ndjekur nga 594milionë njerëz, foto nga pushimet. Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave, ishin thonjtë e lyer të këmbës.
Edhe pse shumë njerëz u shprehën në komente se në këtë formë mbronte gishtat e këmbës, ne nuk kemi parë ndonjë futbollist tjetër t’a ketë bërë këtë, kështu që gjasat janë që Cristiano thjesht ka dashur t’i lyejë dhe e ka bërë.
Nga ana tjetër, Drake duket se nuk mund të kënaqet me thonjtë e tij të duarve të lyer, pasi duket shumë i lumtur dhe nuk lë rast pa i postuar ato. Dhe nëse jeni kuriozë, ja si duken thonjtë e Drake:
Me sa duket gjithnjë e më shumë, meshkujt po e përqafojnë këtë trend, kështu që mos u surprizoni nëse një ditë takimin e radhës te thonjtë t’a lini çift!
E megjithatë, ndryshe nga shumë herë ku thuhet se shqiptarët kopjojnë VIP-at e huaj, këtë herë trendi mban emrin Robert & Krist Aliaj!!