Luiz Ejlli vazhdon të shijojë suksesin e tij me koncerte në Amerikë. Mirëpo me sa duket, ende nuk i ka dalë inati me banorët e BBV.
Ditën e djeshme në një nga koncert, është bërë viral momenti kur Luizi përshëndet me një këngë gjithë banorët që janë përpjekur të ‘hedhin baltë’ mbi të, Kiarën dhe familjen e tij.
“Këtë pjesë ,sinqerisht e kam për ato banorë që janë munduar të hedhin baltë mbi mua,Kiarën,familjen time. Ua kam thënë që aty brenda po luaja dhe nqs ata nuk e kanë kuptuar ishte problemi i tyre. Po për ata që e vazhdojnë jashtë, po i përshëndes me këtë këngë….” – është shprehur Luizi ,ndërsa ka vazhduar të këndojë këtë pjesë:
“Oj lulija jon me limona,kush na ka inatin, ju q*** nona” .
Nuk e dimë me kë nga banorët e ka konkretisht Luizi, por e sigurt që kush ka folur për të edhe pas BBV ,tashmë e ka marrë mesazhin.