Është e zakonshme për personazhet publikë (por jo vetëm) që herë pas here të rinovojnë garderobën. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me moderatoren Kiara Tito, e cila veç rinovimit të garderobës është edhe në një pritje të ëmbël, dhe shumicën e veshjeve sigurisht nuk mund t’i përdorë më.
Për këtë arsye, moderatorja ka vendosur që një pjesë të garderobës së saj ta nxjerrë në shitje. Këtë e ka njoftuar vet Kiara, duke hapur kështu një llogari të re në Instagram, ku do të shesë një pjesë të veshjeve të saj.
Pra, për të gjitha vajzat që pëlqejnë stilin e veshjes së Kiarës dhe duan të kenë në garderobën e tyre veshjet e moderatores, tani mund t’i kenë duke i blerë në faqen e saj të re në Instagram.
Kujtojmë se verën që lamë pas, Kiara lançoi koleksionin e saj me rroba-banjo nën emrin “Kiara Tito Brand”.