Të gjithëve na kujtohet koha e “virusit famëkeq” i cili mbylli në shtëpi gjithë botën dhe për muaj me radhë qëndruam në shtëpi.
Ndonëse shumë prej nesh nuk e kanë përjetuar mirë karantinim, për shumë të tjerë kjo periudhë “izolimi” shërbeu si kohë për t’u përqëndruar në artin e tyre, një ndër ta edhe Luiz Ejlli.
Gjatë kohës që ka qëndruar në shtëpi, Luizi ka krijuar disa “covera” të këngëve më të njohura, të cilat i ka rigjetur rastësisht shumë kohë më pas. Këngët janë version “cover” të krijuara përmes një programi që luan muzikë, duke i dhënë më shumë vlerë artit të pastër të pamodifikuar.
Më poshtë po ju sjellim disa prej tyre.