Këngëtari Robert Berisha, ka ironizuar çmimet në jug.
Ai ka ndarë një video në InstaStory, ku teksa ka treguar se momentalisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë, duket se nuk është i kënaqur me çmimet.
Këngëtari thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlongë, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta që janë në jug.
“Përshëndetje, a vjen kush të më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se kam ardhur me makinë, por nuk e kam më. E dhashë makinën për të paguaja shezlongët për 4 ditë, nuk pata lekë. Do të thotë e lashë makinën, katër ditë shezlongët me dy shokët e mi. Do të thotë, pushimin e bëjmë si njerëz ama makinë nuk kam më. Ju përshëndes!” – është shprehur ai me ironi.