Nisja e emisionit “Goca dhe Gra” këtë sezon ka ardhur me shumë vëmendje mediatike e në rrjet.
Mbrëmjen e djeshme u transmetua puntata e parë e emisionit, ku moderatore janë Rudina Dembacaj, Xhilda Luzi, Heidi Baci, Egla Ceno dhe Jorida Rustemi, ku sigurisht u fol pak edhe për BBV3 meqë dy nga moderatoret kanë qenë finaliste të edicionit që lamë pas.
Nga ana tjetër, Jul Deda ka postuar një foto gjatë një darke me disa nga djemtë e BBV3- Bardhi, Ervin Gonxhi, Fation Kuqari dhe Lisi Myrtaj.
“Ka Goca dhe Gra, por ka edhe Burra dhe Djem…!”, shkruan Deda.
Më pas, aktori ka postuar edhe një video në Tik Tok, ku thotë: “Meqë filloi Goca dhe Gra, ne jemi mbledhur të festojmë Burra dhe Djem. Se mos thoni pastaj që nuk mbani shoqëri. Big Brother ka mbaruar, po për disa s’ka mbaruar, po për ne ka mbaruar…”
Nga ana tjetër, djemtë duket se gjatë darkës së tyre kanë ndjekur me vëmendje “Goca dhe Gra” dhe këtë e zbuloi telefoni në tavolinë ku dukej Rudina Dembacaj teksa fliste gjatë emisionit.