Loja e reagimeve sot në BBV ka sjellë mjaft të qeshura, por edhe momente emocionuese. Mes tyre, ishte dhe mesazhi që Jul Deda mori nga djali i tij, Mateo, pas të cilit aktori shpërtheu në lot, e megjithatë sfidën e kaloi me sukses.
Video është shpërndarë nga shumë kolegë e miq të Julit, ndër ta dhe Turjan Hysko, i cili ka treguar diçka më shumë rreth marrëdhënies së Julit me djalit e tij.
“Shumë pak e dinë lidhjen e #juldeda me Mateon!Nuk është thjesht babë e bir, është shumë më shumë! Përtej një lidhje shumë të fortë si shokë, Juli jeton 24/7 me pasionin e Mateos për futbollin. Lufton, sakrifikon që ai të ketë gjithçka për të përmbushur ëndrrën. Vazhdo kampion!!!” – shkruan Turjan Hysko.