Jul Deda, aktori i mirënjohur shkodran ishte i ftuar në podcastin e Florjan Binajt “Piranj’cast”, ku dhe ju shtruan disa pyetje artistësh.
Pa kaluar tek politika, Flori e pyeti rreth mbylljes së emisionit të humorit Klanifornia dhe Jul Deda gjakftohtë i dha disa përgjigje që vetëm aktorët me eksperiencë dinë t’i japin.
Ndër të tjera, ai tha se Klanifornia filloi të dështonte që ditën që u krijua dhe jo se ishte Klanifornia por se emisione të tilla audienca shqiptare tashmë i ka konsumuar dhe se eksperienca e tij e parë, pra Portokalli ka qenë ajo që do i mbesë kujtim gjithmonë.
Duke ju referuar TikTok-ut, Juli tha se tashmë të gjithë janë bërë humorista dhe se roli i studentit të aktrimit ka rënë poshtë, pikërisht prej këtyre rrjeteve sociale që kanë kaq ndikim të madh në shoqëri.