Julian Dedaj, ka qenë i ftuar në podcast-in e Florjan Binaj, “Piranj’Kast”.
Përballë kolegut të tij, pyetja për Julin ishte e thjeshtë:
Të zgjidhte aktorin me të cilin do të luante gjithë jetën në skenë.
Florjan Binaj: Cili është ai aktor apo aktore, me të cilin ti do të kishe qejf të luaje në skenë derisa të plakeshe?
Jul Deda: Po, me Gentin për shembull.
Florjan Binaj: Gent Zenelajn?
Jul Dedaj: S’ka Gent tjetër, mo!
Florjan Binaj: Bejko?!
Jul Dedaj: Aa, me Gent Bejkon jo se Genti ngaqë është në Kanada e konsideroj kanadez tashti. E kupton?! (qesh). Me cilin aktor shqiptar, ishte pyetja, se ai është kanadez!!! Me Gentin, për shembull. Në përgjithësi me ju që kam luajtur në fillim, që edhe e njohim shumë mirë njeri-tjetrin dhe ia dimë edhe karrierën, edhe ku godet, mund të kisha luajtur gjithë jetën, nuk kam asnjë lloj problemi…Përveçse me Ermalin, se Ermali të le! Të le, thotë “shiko, po iki unë njëherë” dhe pastaj kushedi kur vjen!
Me sa duket, aktorët kanë ende disa “hatërmbetje” me njëri-tjetrin edhe pas kaq vitesh, për faktin që Ermali e la i pari grupin për të vazhduar me projektet e tij i vetëm!