Pasi Julia Iliriani u bë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania 3”, në mediat qarkulluan lajmet se aktorja është motra e biznesmenit të njohur, Elton Ilirianit. Por duket se e vërteta është krejt ndryshe.
Vajza e aktores, Rene, e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ka treguar sesi është raporti i vërtetë mes mamasë së saj dhe sipërmarrësit të njohur.
Përmes një video në TikTok, ajo tregon se Elton Ilirjani nuk është vëllai i Jualias, por një kushëri i saj, edhe pse raportet mes tyre janë shumë të mira.
“Dua të ju bëj një update. Skam folur se u fut mami tek Big-u, dhe duhet të ishte surprizë.
E para e punës, mamaja imë më abandonoi, e dyta nuk e di nëse jeni të informuar, por unë jam shumë e lidhur me Eltonin, që ka edhe shumë pikëpyetje rreth kësaj teme.
Eltoni nuk është daja im biologjik, nuk është vëllai i mamasë time, por është kushëriri i dytë më duket, se ne në Shqipëri kur kemi dikë të afërt i thërrasim daja. Por jemi shumë të lidhur me njëri tjetrin”. – është shprehur Rene.