E ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Big Brother Radio’ ka qenë Julia Ilirjani, ish-konkurrente e formatit të ‘BBV3’.
Ajo ka komentuar ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi përfshirë këtu dhe vendimin e Eglës e cila zgjodhi të dërgonte në televotim Heidin dhe Romeon ku ky i fundit shkoi në finale.
E përsa i përket fituesit të këtij edicioni, Julia u shpreh kështu:
Nuk e di, por më vjen keq që nuk më duket viti i një gruaje akoma. Domethënë të paktën këto të dyja që e pretendojnë fort. Roza, Françeska do më pëlqenin të ishin këto të dyja në finale me të thënë të vërtetën në vend të dy pretendenteve (Eglës dhe Heidit).