Stresi, ka qenë së fundmi i ftuar në “Top Albania Radio” për të folur më shumë mbi si ka nisur ky vit për të dhe projektet e reja për 2025.
Ndër të tjera, Stresi nuk i ka shpëtuar as pyetjeve lidhur me BBVA4. Reperi u ngacmua pak dhe mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Reperi ka treguar se sipas preferencave të tij, edicionin e shkuar ka pasur banore më të bukura ndërsa bën thirrje të fusin në shtëpi vajza më tërheqëse. Ndërkaq, i pyetur në studio ai tregon se nuk ka pasur raport intim ose flirt me asnjë nga vajzat e këtij edicioni të BBV.
Pjesë nga intervista:
Të ngjall ndonjëra nga vajzat e shtëpisë interes?
Stresi: Asnjëra nuk është në shijet e mia. Vjet ka pasur gocat më të bukura. Fusni goca më të bukura, bëj thirrje publike. Ka dhe njerëz që shohin “Big Brother” se ka goca të bukura. Po flas si publik, prandaj po e bëj thirrje të fusin goca sa më të bukura.
Ke pasur ndonjë flirt apo raport intim me ndonjë nga vajzat e këtij edicioni?
Stresi: Jo. Janë brez tjetër këto. Jam djalë që di t’i ndaloj epshet. Jam një djalë fisnik, vij nga një familje fisnike, nuk do t’ja falja vetes të flirtoja me një vajzë shumë më të re se unë.