Ditën e djeshme Bardhi postoi në Instastory një numër kontakti për reklama dhe bashkëpunime të ndryshme, mirëpo detaji që bëri xhiron e rrjetit është se po i njëjti numër është vendosur edhe në bio-n e Instagramit të partneres së tij, Sara Gjordeni.
Menjëherë pas këtij postimi të këngëtarit u aludua se ndoshta ka një tjetër ‘ngërç’ në raportin e tij me menaxherin e tij, Jetmir Agaj – raport i cili u vendos në pikëpyetje pas eksperiencës së Bardhit në BBV dhe gjithë ‘sulmeve’ virtuale mes Jetmirit dhe Sarës.
Këtyre aludimeve në rrjet, Bardhi i përgjigjet me një reagim në Instastory.