Aureli nuk e ka pritur mirë takimin mes Armandos dhe Gabrielës, për shkak se i është dukur i turpshëm rrëfimi i Gabrielës që ka kryer marrëdhënie për një natë me një të panjohur. (One-night stand)
Aureli: Ti ke shkelur shumë parime të miat. Edhe nëse do të beje diçka për mua, minimalisht të më bëje të ndihesha mirë, marrë parasysh se kemi kaluar kaq shumë kohë këtu dhe unë kam bërë githçka për ty. Kam bërë çdo gjë për ty, sa kam shitur edhe imazhin tim si një djalë i çmendur që thonë të gjithë.
Gabriela: Po mirë, çfarë bëra unë aty? Turp është të flasësh apo të bësh seks tani? Ai nuk është se më ngacmoi seksualisht mua dhe u shkelën parimet e tua.
Aureli: U përmend kanabisi, u përmend seksi “one night stand”.
Gabriela: Ishte një pyetje për natyrën dhe nga aty doli si përgjigje hashashi.
Aureli: Pse nuk dhe një përgjigje dinjtoze?
Gabriela: Këtu na vini, keni dy muaj në “Për’puthen” dhe bëni sikur jeni të virgjër.
Neda: Kemi dy muaj që të dëgjojmë aty duke thënë unë jam fanatik, unë s’bëj këtë, unë nuk bëj atë… Goca të thotë publikisht, kam bërë “one night stand”, kam pasur partner seksual, dhe ti rri aty ashtu duke thënë që ja kam fituar zemrën dhe zihesh me atë. (Armandin)
Aureli: Pse çfarë do të bëj unë?
Neda: Ku e ke fanatizmin dhe traditën ti këtu? Ku e ke?
Aureli: Ti po përpiqesh te më provokosh…
Neda: Jo nuk po përpiqem të të provokoj, por ti realisht e meriton këtë që po të them. Ose je fanatik dhe nuk e pranon femrën të të flas ashtu publikisht, ose ul kokën dhe pranoje.
Aureli: O Neda nuk të lejoj të më kritikosh mua dhe të përpiqesh të më ulësh mua para se unë të flas.
Neda: Po çfarë do ti më shumë? Po kur do të flasësh, kur të mbarojë emisioni?
Aureli: Nuk dal unë nga vetvetja për turpet që bejnë këta. Të bëjnë çfarë të duan… Unë nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë ato biseda por tani që pash takimin.. Ti Neda mos u përpiq të më ulësh mua për çështjen e fanatizmit. Unë fanatik jam dhe kaluar fanatikut dhe juve t’ju vijë turp duke filluar nga ti e para, zonja Neda Balluku nga Kavaja.