Sot e ftuar në emsionin “Pardon My French” ka qenë Adrola Dushi. Modelja bukuroshe ka zbuluar në Top Albania Radio detaje jo vetëm nga jeta e saj profesionale por edhe ajo personale të cilat duket që po shkojnë shumë mirë pasi ajo u shpreh:
FALË ZOTIT, MIRË. MIRË PO SHKOJNË, GJËRAT KANË MARRË RRJEDHËN E DUHUR NË JETË TIME, JAM SHUMË E LUMTUR DHE SHUMË E QETË. FALEMINDERIT NGA ZOTI.
Si po shkon karriera e Adrolës në këto momente sa i përket fushës së modelingut duke qenë se është edhe midis dy shteteve?
MOMENTALISHT JAM NË NJË LUFTË TË MADHE ME MENAXHERIN TIM NË AMERIKË, MESAZHET E TË CILIT JANË ‘AHH MOJ ADROLA PSE NUK ERDHE’. JAM MIRË ME KARRIERËN POR GJËJA QË THEM QË JAM MIRË ËSHTË FAKTI QË KAM MËSUAR T’I NDAJ GJËRAT DHE PUNËT DHE TË DI CILAT PUNË VLEJNË PËR MUA DHE CILAT NUK VLEJNË PËR MUA, CILËT NJERËZ VLEJNË AFËR MEJE DHE CILËT NUK VLEJNË AFËR MEJE DHE KJO ËSHTË ARSYEJA SE PSE JAM SHUMË MIRË SEPSE KAM MËSUAR SHUMË QË TA DUA VETEN. JO QË TË LYHEM BUKUR DHE TË VESH KËPUCË TË BUKURA POR TË DUA QËNIEN TIME.
Duke qenë që Adrola nuk ndodhet në Amerikë por aktualisht në vendin tonë do të thotë se ka disa angazhime të cilat po e mbajnë këtu, për çfarë arsye sakrifikon për punën?
KUR IKA NGA SHQIPËRIA PARA DISA VITESH IKA ME IDENË QË NUK DO TË KTHEHESHA MË. DO TË KTHEHESHA PATJETËR POR JO PËR PUNË APO KU DI UNË QË TË ISHA SHUMICËN E KOHËS KËTEJ. UNË NUK U NDAVA KURRË NGA SHQIPËRIA TË THEM TË DREJTËN. DUHET NJË SHKËPUTJE HERË PAS HERE POR QË UNË NUK JAM SHKËPUTUR KURRË NGA SHQIPËRIA, KAM SHUMË NJERËZ QË DUA KËTU, KAM SHUMË NJERËZ QË NUK RRI DOT LARG, KAM EDHE SHUMË PUNË REALISHT QË MË DUAN PATJETËR KËTU PËR SHKAK TË KONTRATAVE 1 APO 2 VJEÇARE. SHKOJ EDHE NË AMERIKË POR TANI ËSHTË KOHA MË PIKANTE NË NJU JORK TË THEM TË DREJTËN ËSHTË FASHION WEEK DHE TË GJITHA ME RADHË UNË THJESHT PO MUNGOJ. PËR MOMENTI JANË FASHION WEEK PËR VESHJET E DITËS DHE FASHION WEEK QË BËHET NË TETOR PËR FUSTANET E NUSËRISË. KËTO JANË DY GJËRA QË JANË MOMENTALISHT DHE QË BËHET NAMI NË NJU JORK. MË PAS JANË EDHE KOMPANITË E TJERA QË UNË KAM PUNUAR PREJ VITESH ME TA. PHOTOSHOOTING, VIDEO, FLOKËT, MAKE-UP.