Aktorja Egla Ceno u shpall fituesja e edicionit të tretë të “BBV”, duke rrëmbyer çmimin prej 100 mijë euro.
Të shumtë ishin ata që e përkrahën, por kishte edhe nga ata që e ofenduan për lojën që aktorja bëri në këtë reality shoë, nga e cila u përjashtua njëherë.
Ditën e sotme Egla ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa thënie, ku mesa duket ajo ka “thumbuar” njerëzit që e ofendojnë atë.
“Avantazhi i të qenit inteligjent është se mund të silles si idiot, ndërsa e kundërta është e pamundur.
Ka njërëz që na shkelin shpirtin kur flasin.
Sa herë që dikush më ofendon, përpiqem ta ngre shpirtin aq lart sa ofendimi të mos e arrijë.
Lavdërimi më përul, por kur më shajnë e di që kam prekur yjet”– ishin disa nga thëniet që aktorja ka ndarë me ndjekësit.