Olsi Bylyku ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit për ndarjen e bujshme nga ish partnerja e tij, Egli Tako.
Sigurisht, ndarjet nuk janë të lehta dhe me sa kanë treguar, të dy e kanë vuajtur mbarimin e lidhjes së tyre 5-vjeçare. Por, kjo periudhë për Olsin nga ana tjetër, ka rezultuar mjaft e suksesshme.
Menjëherë pas ndarjes, këngëtari ka nxjerrë disa projekte muzikore njëra pas tjetrës, që sigurisht një pjesë e suksesit të tyre, i dedikohet ndarjes pasi tematika e projekteve të tij muzikore ka qenë pikërisht kjo, ndonëse Olsi sot tregoi që këngë të tilla ka bërë dhe para ndarjes, duke nënkuptuar se këngët vërtet nuk kanë të bëjnë me historinë e (ish)çiftit – reagim ky, pas intervistës së Eglit Takos, ku tha që këngët nuk ishin për të.
E mesa duket, pas kësaj Olsi ka vendosur t’i largohet disi baladave. Në një postim të fundit në Instastory, Olsi ka publikuar një pjesë të një projekti të ri muzikor, që duket se do të ketë edhe tallava dhe nuk do të ketë të bëjë me baladat.
“Kush e zgjidh krizën?” – shkruan Olsi ndërsa në intron e projektit flitet për rënie klikimesh. Nëse jeni kuriozë për një pjesë të projektit të Olsit, ja ku e keni, duke zgjidhur krizën me tallava. 😉