Olsi Bylyku thuhet se ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë me Egli Takon dhe ka nisur një histori të re dashurie.
Ditën e sotme ‘Vip Magazine’ shkruan se aktori ka nisur një histori dashurie me një vajzë e cila nuk është një emër i njohur për publikun. Ajo punon si gazetare në një televizion kombëtar në Shqipëri dhe janë njohur njëri-tjetrin në ambiente pune.
Po e njëjta media raporton se lidhja e tyre ka përmasa serioze, duke qenë se vajza në fjalë ndjek në rrjetet sociale edhe disa familjarë të këngëtarit. Teksa emri i saj nuk dihet, lajmi nuk është i konfirmuar dhe mbetet ende në kuadrin e thashethemeve.
Olsi ka qenë këto muaj kryefjalë e mediave për ndarjen nga partnerja e 5 viteve, Egli Tako. I ftuar në ‘Më lër të flas’ muaj më parë, Olsi mohoi që njëri prej tyre ka gabuar, apo se arsyerja e ndarjes ka qenë nëna e tij.
“Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngët me Elgin. Nuk kam gabuar as unë as Egli. Ishte zgjedhja më e mirë, për herë të parë në jetën tonë, duke qenë të dy shumë njerëz të përgjegjshëm, zgjodhëm veten tonë.” – u përgjigj ai, duke shtuar se “Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”.
Sakaq, Egli foli për herë të pare mbi ndarjen e tyre vetëm dy javë më parë.
“Ka qenë një periudhë ndryshe. Kam njohur veten time. Jam falenderuese që ndodhi si moment sepse nuk do e kisha njohur këtë anë timen nëse nuk do kisha qenë vetëm. Ka pasur momente të caktuara që ndihet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar edhe e gjatë. Ka momente që ndjen edhe mall bashkë me atë lëmshin e ndjesive të tjera. Por, jam ok, jam shumë mirë. Jam shumë mirënjohëse. Ai është arsyeja pse nuk sot jam e ftuar këtu. Jam mirënjohëse për çdo fragment të bukur dhe sakrificë që ka bërë në marrëdhënien tonë për aq sa zgjati. Njerëzit dhe gjërat nuk mbahen me zor.”- tha ajo.