“Në kuadër të dashurisë” më në fund u plotësua me kastin.
Produksioni ka bërë të ditur nëpërmjet faqes së Top Channel Film në Instagram, është gati me të gjithë aktorët.
Ndërsa xhirimet vazhojnë, trupës së aktorëve iu janë bashkuar edhe disa aktorë të tjerë të njohur si Salsano Rrapi e Myzafer Zilfaj.
E duke qenë se ky film, ndër të tjera ka bërë bashkë aktorë të rinj, të vjetër e personazhe publikë, nuk mund të mungonin as emra të njohur të botës së showbiz dhe entertainment në Shqipëri.
Me sa duket, produksioni ka menduar mirë për këtë pjesë duke sjellë edhe dy emra të njohur të rrjeteve sociale dhe entertainment si Megi Pojani dhe Sara Kolami.
Të dyja vajzat kanë marrë pjesë në disa filma të tjerë shqiptarë të zhanerit “komedi romantike”, dhe duket se rolet e tyre janë pëlqyer, duke i bërë sërish pjesë të një projekti filmik, ndër më të përfolurit në Shqipëri vitet e fundit!
Jemi tepër kuriozë të dimë produktin final të këtij kasti, që nga aktorët e përzgjedhur premton shumë! 🙂