Luizi ka hapur një tjetër komunikim “live” me ndjekësit e tij në Instagram, teksa po konsumonte darkën bashkë me Kiarën. Gjatë “live”, një nga ndjekësit bën pyetjen që nuk i shpëtoi Luizit pa e parë.
Pyetja e ndjekësit ishte një zgjedhje “cilën do Luizi më shumë, nënën apo Kiarën” – pyetje së cilës Luizi nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje.
“Pyetja duhet bërë kështu. Kur je në hall a të dhemb diku, a thu o Kiara mbarova, apo o nënë mbarova?? Kështu që jo vetëm ti, po edhe Kiara edhe gjithkush e di, që nëna”. Gjithashtu, Luizi nuk e ka “përtuar” edhe një shaka për Kiarën.
“Biles, unë në makinë nanën e ul prapa, Kiarën përpara. Pse do thoni? Se zakonisht vendi i parë është i vjehrrës, demek në rast aksidenti, e pëson pasagjeri para” . Sigurisht kjo ishte batutë, dhe e vërteta është që nuk ka vend për krahasim në këtë rast, megjithatë videon e përgjigjes së plotë të Luizit për pyetjen e keni këtu: