Keisi Medini ka ndarë në story një moment nga mbrëmja e saj. Këngëtarja ka qenë duke lexuar një libër, emrin e të cilin nuk e ka zbuluar.
Por, ajo çfarë ka zbuluar përmes një postimi në Instastory, ka qenë një pjesë nga libri që po lexonte ku shkruhej fraza “qetësi se po fillon dashuria”.
Nuk e dimë me siguri nëse Keisi ka dashur të transmetojë një mesazh për ndjekësit e saj apo për dikë të veçantë, por ajo që mund të themi është që Keisi këto kohë ka rënë paksa në qetësi.
Kujtojmë se kohët e fundit, Keisi është përfolur për një lidhje të mundshme me Dj.Geek, ish partnerin e Dafina Zeqirit – fjalë që me sa duket nuk ishin të vërteta, pasi ata po punonin lidhur me një projekt.