Keisi Medini ka rrëfyer si asnjëherë më parë më shumë detaje të jetës së saj personale. Të gjithë e kemi parë se sa e afërt është ish banorja e BBV me të atin, Sabianin, por për sa i përket pjesës tjetër të familjes, ajo është treguar shumë e rezervuar.
Në një bisedë në “Kepin e Vipave” me dy nga konkurrentët, Mevlanin dhe Livian, Keisi ka rrëfyer se ajo nuk ka asnjëlloj komunikimi me partneren e Sabianit.
“Në fillim ishte pak e sikletshme, siç isha shumë e lumtur, gjithë bota ime ra poshtë sepse më erdhi papritur, kështu ndodhi gjithë gjëja” – u shpreh Keisi.
Ndërkaq, këngëtarja ka treguar se përsa i përket vëllait të vogël, ajo ka një raport tepër të veçante me të dhe e konsideron kopjen e saj të vogël.
“Çdo gjë, numrat shkronjat, i ka mësuar nga une, nuk bëj dot pa të. Është gjaku im, e kam jetë. Më merr shumë malli për të” – është shprehur Keisi për vëllain e saj të vogël.
Video e plotë më poshtë…