Edona James ishte e ftuar në edicionin e fundit të “The Elite Way” me Elita Rudi. Edona ka treguar shumë, e ndër të tjera edhe për jetën e saj private.
Finalistja e BBVK2 ka treguar në “ATV” se është në një lidhje, madje me një djale shqiptar nga Maqedonia.
Gjithashtu është bërë e ditur se Edona James do të sjellë edhe një projekt muzikor.
Ndonëse nuk ia doli të fitonte BBVK2, Edona ia doli të ishte personazhi më i komentuar i asaj kohe si dhe fenomeni i rrjeteve sociale gjatë kohës që BBVK transmetohej, e cila ia doli të mundte paragjykimet në shoqëri e të fitonte zemrat e publikut me natyrën tejet të veçante e plot humor.