Në finalen e “She’s On Top”, Beniada lajmëroi projektin e saj më të ri. Bëhet fjalë për një projekt muzikor, për të cilin ajo tha se do të bashkëpunonte me një artiste shumë të njohur, emrin e së cilës e la surprizë.
E teksa tashmë Beniada është zhvendosur në Kosovë, ku dhe po punon në studion muzikore, janë zbuluar edhe më shumë detaje rreth artistes që do të bashkëpunojë me të.
Bëhet fjalë për këngëtaren Arinda Gjoni, e cila është mjaft e njohur për publikun. Vet vajzat kanë treguar përmes postimeve të tyre, për bashkëpunimin me njëra-tjetrën.
Nga ana tjetër, përmes një story, Beniada ka treguar se me sa duket, edhe Ylli Limani do të jetë pjesë e projektit të vajzave. Me një foto me Arindën dhe producentin, Beniada shkruan që “mungon vetëm Ylli Limani”.
Tashmë na mbetet vetëm të presim, për të dëgjuar projektin e ri! 🙂