Më në fund, kënga që ishte pritur prej ditësh nga fansat e Luiz Ejllit, u lançua. Edhe pse virale prej ditësh refreni i këngës që u bë publik në “Fiks Fare”, kënga e plotë u publikua ditën e sotme në 19:00.
Dhe gjejeni çfarë?! Duket se fansat e Luizit me zor e kanë pritur këngën, pasi që në momentin e parë të publikimit, menjëherë grumbulloi numër të konsiderueshëm klikimesh.
Thënë kjo, kanë kaluar vetëm 32 minuta nga lançimi i projektit dhe deri tani numëron plot 68mijë klikime, numër që pritet të shumëfishohet për fare pak orë.
Gjithashtu, një tjetër detaj u vu re në këngë, më saktë në titullin e saj. Prej ditësh pritej që kënga të mbante titullin “Kiara” , kjo edhe sipas postimit në Facebook të regjisorit Xhulian Shabani, i cili tha:
“Kthehem me një pikënisje më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!” – duke lënë të kuptoj që titulli do të kishte emrin e moderatores.
Por, me sa duket nuk është kështu. Kënga mban titullin “Dedikim”, ku shkronja K e titullit shënohet me të kuqe, ndryshe nga pjesa tjetër e shkruar me të bardhë.
Gjithsesi, po j’ua vendosim këtu këngën, që t’a shijoni të plotë tashmë, bashkë me videoklipin e mirëmenduar dhe shumë të veçantë!