Kanë kaluar vetëm pak orë nga publikimi i këngës së të Olsi Bylykut në bashkëpunim me Inis Nezirin me titull “Ish” dhe kënga menjëherë ka arritur të mbledhë plot 100 mijë klikime, duke shënuar kështu një sukses për këngëtarin.
Mirëpo, përveç këngës mjaft interesante, videoklipi ishte gjithashtu mjaft i “goditur” nga ekipi që punoi për realizimin e projektit duke sjellë kështu një risi për videoklipet e këngëve në Shqipëri.
Videoklipi i këngës “Ish” është “One shot”, që do të thotë është një video e vetme nga fillimi deri në fund me një kamera të vetme, pra jo bashkim pjesëzash. Nëse e keni parë klipin me vëmendje, e keni kuptuar tashmë që klipi fillon dhe mbaron në një ambient dhe “loja” e këngëtarëve në klip, zhvillohet në një moment të vetëm, duke krijuar efektin e një skene filmi.
Madje, kjo risi në mënyrën e krijimit të videoklipit, u bë shkak që lançimi i këngës të shtyhej me 90 minuta, gjë që e njoftoi këngëtari përmes një Instastory.
Ndërkohë, në linkun më poshtë mund të shijoni këngën dhe videoklipin.