“O jetë” është projekti më i ri muzikor i Armaldo Kllogjerit, i cili pas përfundimit të rrugëtimit në “BBV”, i është përkushtuar totalisht muzikës.
Po me sa duket, ka dhe nga ata persona që nuk janë fansa të muzikës së tij. E një prej tyre i thotë që projektin mos ta publikojë fare pasi nuk kanë interes.
”Mos u lodh me e nxjerr fare se s’kemi pikë interesi” – ishte komenti në postim, që mori vëmendje nga Armaldo e madje edhe një përgjigje.
“Faleminderit që më ndjek. Të kujtoj që ke foto profili një vogëlushe të mrekullieshme dhe nuk është mirë që me foton e saj të jenë të tilla projekte. Suksese dhe ti në projektet e tua! ” – i është kthyer Maestro me një përgjigje tipike të tij.
Nga ana tjetër, në postim ka komentuar edhe bashkëshortja e tij dha kaq i është dashur Armaldos t’i rregullohej dita.
Komentin e Aidës, bashkëshortes së tij ai ka vendosur t’a publikojë në Instastory, ku shkruan “ Komenti më i bukur në botë ❤️❤️ ” , teksa i ka bashkëngjitur edhe këngën e dedikuar Aidës, kur ishte brenda në BBV, me titull “Ta dije”.
Epo në fund të fundit, familja është më e rëndësishmja! 🙂