Klasifikimi i Top Awards është shndërruar në një nga përzgjedhësit më të mirë të muzikës moderne shqiptare prej vitesh. Nga java në javë kësaj liste i shtohen projekte të reja, duke lënë jashtë saj disa këngë të tjera, të cilat nuk mund të marrin votat e mjaftueshme për të qëndruar në klasifikim.
Janë pikërisht fansat e artistëve, të cilët bëjnë përzgjedhjen se cilat këngë duhet të qëndrojnë në “The Top List”, pavarësisht kohës kur janë publikuar. Po kush janë artistët që kanë më shumë javë në klasifikim?
Listën e kryeson Romeo Veshaj me Ermal Fejzullahun. Bashkëpunimi i tyre, “Më e mira”, është prej plot 64 javësh në klasifikim dhe momentalisht renditet në vend të 26-të të listës.
Elvana Gjata dhe Dhurata Dora, kanë sjellë tre bashkëpunime. Bashkëpunimi i tyre i parëmme titull “Gajde”, ishte ai më i suksesshmi. Kjo këngë është prej 62 javësh pjesë e listës dhe renditet në vend të 35-të.
Po ashtu Yll Limani dhe Noizy janë pjesë e kësaj liste me bashkëpunimin e tyre të parë. Një hit si “Alkool” është prej 60 javësh pjesë e “The Top List” dhe momentalisht renditet në vend të 38-të.