‘5 herë Jo’ titullohet filmi më i ri që do të shfaqet muajin dhjetor në kinematë shqiptare dhe kurioziteti për ‘cast-in’ dhe personazhet që do të luajnë sa vjen e shtohet.
Projekti i cili po zhvillohet prej gati një viti nga Donald Veshaj dhe Bora Zemani është një komedi romantike, që flet për ata të dy, për dashurinë e tyre. Kaq, treguan dyshja pak kohë më parë në një video-mesazh duke u treguar të kujdesshëm për detajet.
Megjithatë sot Donaldi ka vendosur të publikojë emrin e një personazhi që është pjesë e produksionit të filmit. Bëhet fjalë për këngëtarin Alban Skënderaj, të cilin mesa duket do e shohim në një fushë tërësisht ndryshe, në rolin e aktorit. Ka qenë vetë Donaldi ai i cili i emocionuar ka njoftuar pjesëmarrjen e këngëtarit në projektin shumë të rëndësishëm për të dhe Borën, duke shprehur konsiderata për të.
‘Çdo ditë xhirimi bëhet dhe më e bukur me praninë e miqve të vjetër e atyre të rinj’, shkruan Donaldi në faqen zyrtare të filmit në Instagram.