BBV tashmë është kthyer në një hapësirë të përditshme bisedash të publikut që e ndjek, ndër ta edhe personazheve publikë që opinionet e tyre rreth banorëve i shprehin edhe në rrjetet e tyre sociale.
Së fundmi, ka qenë këngëtarja Vesa Luma ajo që ka shprehur opinionin e saj rreth disa nga banorëve më të komentuar të këtij BBV – Egla, Meriton dhe çifti Romeo-Heidi.
Sa i përket Eglës, duket se Vesa nuk ka një mendim edhe aq pozitiv pasi ajo shprehet se ka filluar ta frikësojë natyra e saj dhe si pasojë edhe njerëzit që e suportojnë (që janë të shumtë…), ndërsa shprehet se vetëm Meritoni ia tregon vendin banores.
Sa i përket çiftit Romeo-Heidi, Vesa mendon se Romeo është vërtet i dashuruar me Heidin dhe do i pëlqente t’i shihte sërish bashkë, ndërsa për anën emocionale të Romeos thotë se është shumë mirë që e shpreh kur nuk është mirë emocionalisht dhe nuk ka asgjë të keqe.