Gjatë diskutimit të djeshëm në “E diela shqiptare”, pas Këngës Magjike, nuk munguan as përplasjet mes jurisë dhe artistëve të pranishëm. Një prej tyre ishte Tiri Gjoci, i cili tha se nga ky festival mori 30 pikët e Fifit dhe është shumë i lumtur për këtë.
“Unë vetëm para 3-4 ditësh e njoha Fifin, nuk e njihja. Tani më bën sens pse Fifi ka atë sukses që ka, pse është ajo që është dhe pse ka sukses më shumë se 99,9% e artistëve që ndodhen këtu”, -tha Gjoci.
Ai u ndërpre nga anëtari i jurisë, Andi Vrapi, i cili nuk e kurseu ironinë për shumë prej këngëtarëve pjesëmarrës.
“Ardit, kjo është shumë për të qeshur, se kemi 3 javë që i dëgjojmë të ankohen që kanë ardhur për t’u bërë fresk Arilenës dhe Pirros. Po më duket se Pirron e ftohën dhe ngeli jashtë. O Tiri, po keni 3 javë që ankoheni që çmimi do i jepet Pirros dhe Arilenës. Tani na vini thoni që keni vetëbesim”, -theksoi Andi.