“Sfida e partnerit” në DWTS solli një mbrëmje me shumë emocion dhe të papritura.
Një ndër to, ishte dhe performanca e Inës dhe partneres së saj për këtë javë, një ndryshim ky që e bëri kryetari i jurisë Ilir Shaqiri, i cili përzgjodhi çiftet për këtë sfidë.
E mesa duket, me çiftin Ina-Joana, Iliri qëlloi në shenjë, pasi vajzat sollën një performancë mjaft të mirë, aq sa “elektrizoi” edhe Ilir Shaqirin, i cili kishte komente mjaft pozitive për dyshen – komente që u pritën me ngacmime nga Olta dhe Bora.
“Performancë e denjë, mjaft e këndshme për syrin e çdokujt” – ka thënë Iliri, koment që u pasua nga Olta, duke i thënë “E kanë bo për ty” (shprehja e famshme e Ilirit në BBV1) dhe që u vazhdua nga Bora duke i thënë “O Ilir ça ke, po flet me duar me këmbë, shtrirë, ça ke? “