Arioni, kapiteni i javës në Big Brother VIP Kosova, ka kërkuar nga “Vëllai i Madh” një darkë romantike vetëm me Dianën, larg syrit të banorëve të tjerë. Kjo darkë intime duket se ishte një hap për të çuar përpara lidhjen e tyre brenda shtëpisë.
Pas darkës, Arioni kishte një tjetër kërkesë për “Vëllain e Madh”, të cilën e ndau me Dianën në një bisedë të sinqertë.
Duke e lënë Dianën të hamendësonte, ai e pyeti nëse mund të gjente se çfarë ishte kjo kërkesë. Diana, duke kuptuar për çfarë bëhej fjalë, e pyeti nëse ishte për një dhomë private, dhe Arioni e konfirmoi.
Kur Diana vazhdoi me pyetjen “E pse pa kamera?”, Arioni shpjegoi se kërkesa ishte për një moment privat, larg syrit të kamerave, për të pasur një çast të vetëm për të dy.