Megi, Ina dhe Marsi Pojani janë tre emra shumë të njohur për rrjetet sociale. Ato vazhdimisht i përdorin llogaritë e tyre në Instagram për të treguar përditshmërinë dhe momente nga jeta e tyre si “influencers” që janë.
Mirëpo së fundmi, 3 motrat kanë një këshillë për gjithë ndjekësit e tyre – “Mos hyni në zonën e thashethemeve!” Këtë këshillë e ka ndarë e para Megi përmes disa fotove të postuara në Instastory, së bashku me motrat e saj. Më pas motra tjetër, Ina Pojani, ka shtuar: “Askush nuk është i sigurt. Nuk është personale, ne diskutojmë çdo gjë. Ndonjëherë edhe mamin dhe babin tonë kështu që…”
Më e njohura ndër të treja vajzat është Megi Pojani, e cila me plot gojë mund të thuhet që është një “show-girl” i vërtetë. Megin e kemi parë në disa projekte filmike si “Hostel by Anabel” dhe “Love Likes Tirana” si protagoniste. Më pas ajo i është bashkuar stafit të Top-Channel, duke moderuar emisionin “Maskat”. Më pas ajo, iu bashkua sfidës së kërcimit në “Dancing with the stars Albania 1”, ku preku finalen e madhe për t’iu bashkuar më pas BBV si moderatore e “Fun Club”. Së fundmi, Megi Pojanin do t’a shohim sërish në “Dancing with the stars Albania 2”, këtë herë si bashkë-prezantuese me Bora Zemanin në “Gold Room” , duke zëvendësuar kështu Eno Popin.