Sot zhvillohet dasma e BBV, një traditë tashmë 3-vjeçare e formatit. Mes dy çifteve Sara-Bardhi dhe Meriton-Ilnisa, me shumicë votash u zgjodhën fitues këta të fundit.
Mirëpo, zgjedhja e parë e banorëve me shumicë votash ishte Sara-Bardhi, që u ndryshua nga Françeska, me kërkesën e saj për një rivotim të dytë për çiftet, duke nxitur që banorët të votonin dyshen Meriton-Ilnisa.
Ndonëse argumentat e Françeskës për këtë këmbëngulje ishte fakti që Ilnisa ishte në nomimin, gjatë një bisede me Gazi ajo ka treguar se kështu i është thënë në dhomën e rrëfimeve, ndaj ka vepruar në atë formë.
Këtë bisedë e ka bërë më pas Erjola me Sarën, ku Erjola shprehet se “ajo ka rënë brenda me këmbët e veta, pasi këto detaje nuk duhet të dalin kurrë nga dhoma…”
A tregon ky detaj se çifti i përzgjedhur për dasmën mund të jetë i paracaktuar, duke shpjeguar kështu dhe sjelljen e Françeskës gjatë votimit të çifteve?!