Kiara Tito prej pak ditësh ka lançuar koleksionin e saj të veshjeve të plazhit, në websiten kiaratito.al “Një projekt për të cilin po punoj prej disa kohësh.” – ka thënë moderatorja.
Edhe pse ky projekt i ri u mirëprit nga fansat e Kiarës, shumë prej tyre u shprehën se një pjesë e mirë e modeleve janë të kopjuara nga marka të huaja dhe për më tepër nuk janë as kopje të këtij sezoni.
Kjo temë, u prek pak edhe nga gazetarja Fatma Haxhialiu, e cila në nje postim të pushimeve të saj kishte veshur një model rroba-banjosh identik me një prej modeleve të Kiarës dhe menjëherë rrjeti e pyeti nëse po i bënte reklamë veshjeve të Kiarës. Menjëherë, gazetarja tregoi në një postim që nuk kishte asnjë reklamë, pasi atë veshje e kishte blerë që para dy vitesh.
Ndërsa sot, Iconstyle ka patur një komunikim me brandin e huaj “Cotazur”, ku e ka pyetur nëse kishim të bënim me një partneritet brandesh, por mesa duket nuk është rasti.
Përfaqësuesit e brandit në Instagram janë përgjigjur se veshjet janë të kopjuara, nuk është rast partneriteti dhe se me këtë çështje në vazhdim do të merren avokatët e firmës, duke nënkuptuar që çështja edhe mund të kalohet në proces gjyqësor.
Ndërkohë, Kiara Tito ende nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë çështje, edhe pse në këtë pikë duhet të sqarohet e vërteta, pasi nëse nuk ndodh kjo, do të shkaktojë vetëm probleme në projektin e ri të moderatores edhe me publikun, përveçse me ligjin.