Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin e preferuar të publikut dhe të gjithë janë kuriozë për ecurinë e marrëdhënies së tyre. Gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP, Luizi që nuk e dinte famën që kishte marrë, thoshte se qëllim kryesor kishte të krijonte familje.
Pavarësisht angazhimeve të shumta, Luizi tha sot në ‘Fiks Fare’ që do ia lënë kohës dhe se familja për të është e shenjtë.
“Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë” – tha Luizi, duke përdorur shprehjen e Kiarës.
Dyshja janë të fokusuar në projektet personale. Luizi përpos muzikës po xhiron dhe filmin “Në kuadër të dashurisë”, ndërsa Kiara sapo përfundoi xhirimet e “Kepit të Vip-ave”, e tashmë po fokusohet tek linja e saj e veshjeve.
Ndërsa për të gjithë ju që po prisni një beb nga çifti, duhet të prisni edhe ca, derisa të rrjedhë. 🙂