24/12/2022…kjo ishte data e fillimit të BBV2, që u kthye në fenomen dhe rekord shikueshmërie për publikun shqiptar. Ndërsa për dy banorët, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kjo datë shënon dhe datën e njohjes së tyre për herë të parë, sot në pritje të një fëmije.
Sigurisht, ky moment nuk ka kaluar pa një koment nga shoqja e Kiarës, Liesa Haxhiasllani, e cila i ka dërguar një mesazh mikeshës së saj, duke kujtuar fillimin e BBV, ku Liesa thotë se e ka ndjerë që do të sillte diçka shumë të mirë për Kiarën.
“Më kujtohet si tani ndjesia që kisha se do të ndodhte diçka në Big, por se dija ça dhe ta thashë. Dhe ja ku jemi sot. Je e martuar, shtatzënë, më e komentuara por mbi të gjitha modeste. Ia dole” – ka qenë mesazhi i Liesës për Kiarën, të cilin e ka postuar Kiara në Instastory.
Ndonëse në fillim nuk ka qenë shumë suportuese ndaj Luizit, ky i fundit ia doli ta bëjë për vete edhe Liesën, njëlloj si publikun që ndoqi BBV për 4 muaj e gjysmë.