Ditën e djeshme, Kiara ka lançuar koleksionin e parë të veshjeve të plazhit, një projekt të cilin ajo ka shumë kohë që e ëndërron e më në fund u realizua.
Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen, është që në rrjet po thuhet se shumë prej veshjeve i kanë parë dhe më parë veshur nga personazhe të tjerë të ekranit.
Një ndër to, është dhe gazetarja Fatma Haxhialiu të cilën shumë ndjekës e kanë pyetur nëse po reklamon produktet e Kiarës, pasi një nga veshjet e Fatmës është ekzaktësisht e njëjtë me një model të nxjerrë në shitje nga Kiara.
Lidhur me këtë, Fatma ka postuar në Instastory një foto të saj dhe website-t të moderatores, duke shkruar:
“Meqë ma keni çuar shumë këtë foto, jo nuk jam veshur me rrobat e banjos të linjës së Kiarës, kam dy vite që i kam këto, s’më kujtohet emri i i brand-it për momentin, por vajzat janë shqiptare e ndoshta bashkëpunojnë tashmë me Kiarën.”
Sikurse mund të shihet në foto, rroba-banjot janë njëlloj. Ndoshta është ajo që thotë Fatma dhe vajzat e brand-it ku ka blerë gazetarja tashmë bashkëpunojnë me Kiarën, ose ndoshta ka një shpjegim tjetër.
Gjithsesi, mbetemi në pritje të reagimit të Kiara Titos lidhur me këtë situatë.