Sot për çiftin Luiz-Kiara është një ditë e shënuar, pasi bëhen plot 7 muaj nga dita e dasmës së tyre brenda shtëpisë së BBV, ku “rrodhi” edhe puthja e tyre e parë në buzë.
Me sa duket kjo mbrëmje, ka qenë mbrëmje feste për shumë shqiptarë, reagimet e të cilëve moderatorja Kiara Tito i ka postuar në Instastory.
Mirëpo, përveç fansave të tyre që janë të panumërt, ka ende nga ata që nuk besojnë te dashuria e çiftit dhe te Kiara si personazh, të cilëve Kiara ka vendosur t’iu kthejë përgjigje si rrallëherë, me ironi, madje te një nga komentet drejtuar Luizit se si ia bën Kiara kur ai gërrhet ndërsa flenë, vet Kiara është përgjigjur me shprehjen e famshme të Arbër Hajdarit gjatë komenteve të tij për Kiara Titon “Të kthehet gërrhima në klarinetë”.