Kiara Tito së fundmi ka postuar në Instagram, teksa konsumon biskota sapo ngrihet nga gjumi. Sigurisht, kjo ishte video e krijuar si reklamë për një biznes në vend, i cili bashkëpunon me moderatoren për promovimin e produkteve të saj trend.
Edhe pse vëmendjen më të madhe në këtë video e morën jastikët e Luizit dhe Kiarës në fillim, pa vëmendje nuk kaloi as komenti i Luizit, plot humor ashtu si jemi mësuar t’a shohim.
“Mos harroni, hahen vetëm nëse zgjoheni në divan. Për ne të tjerët që zgjohemi në krevat, dita fillon pak më lehtë. Dopio pilaf, kos, tasqebap, dy qofte, makiato.” – shkruan Luizi, ndërsa komenti ka shkaktuar mjaft të qeshura e reagim te ndjekësit, si zakonisht.
Ju cilin mëngjes preferoni, si Kiara apo si Luizi? 🙂