Ditën e sotme Luizi konfirmoi në mënyrën më të ëmbël shtatzëninë e partneres së tij Kiara Tito, duke zbuluar kështu se janë në pritje të një vajze.
Luizi e bëri të ditur lajmin emocionues përmes artit të tij – një kënge të titulluar “Frymë”, ku shfaqen gjithë momentet mes çiftit gjatë periudhës më të bukur për ta.
Sigurisht, urimet për këtë bekim në jetën e tyre kanë qenë të shumta, e mes tyre nuk mungoi as ai i Arbana Osmanit.
“Urime e vetëm bekime” – shkruan Arbana në postimin e Luizit.
Komenti i Arbanës ishte paksa i papritur, pasi prej kohësh (e konfirmuar nga vet Luizi) moderatorja dhe këngëtari kanë shkëputur çdo marrëdhënie, që përfundoi me një unfollow në Instagram nga Luizi për Arbanën dhe bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.
Me sa duket, më në fund të gjitha “palët” kanë rënë në paqe, duke “sheshuar” çdo mosmarrëveshje mes tyre.