Ajo që po përflitej prej disa ditësh, sot u konfirmua nga vetë faqja zyrtare e “Dancing With the Stars” dhe po Kiara Tito do të jetë moderatore e forumit “Fan Club DWTS”.
Mirëpo si duket Kiara nuk do të jetë vetëm në këtë rrugëtim, pasi krah saj do të jetë edhe opinionistja Zhaklin Lekatari. Lajmin e ka bërë me dije “Kryefjala.com”.
Ajo çfarë nuk dihet është nëse opinionistët do të ndërrohen çdo javë apo do të jetë vetëm Zhaku. Po ashtu Kiara do të presë në studio konkurrentët pjesëmarrës, të eliminuar, familjarët e tyre, të afërm.