Prej muajsh tashmë, Kiara Tito është ndër emrat më të lakuar të mediave në vend, e kjo jo vetëm prej ‘thashethemeve’ të show bizz, por për projektet e saj që me sa duket nuk kanë të ndalur që pas përfundimit të BBV.
Moderatorja është marrë me reklamat e bizneseve të ndryshme, ‘zuri’ kopertinën e revistës “Global Woman” me intervistën e saj dhe shembullin e figurës së saj, krijoi një koleksion të tërë me rroba-banjo nën emrin “Kiara Tito Brand” dhe aktualisht është duke u marrë me “Kepin e Vipave” në rolin e moderatores, si dhe do të vijë me një projekt të ri në Top-Channel në sezonin e ri televiziv.
Ndërkohë ndër të gjitha këto projekte, shumë zhurmë ka bërë “Kiara Tito Brand” , i cili u gjykua nga shumë personazhe publikë e media si një koleksion i kopjuar e madje se një nga kompanitë e huaja “Cotazur” , do e hidhte në gjyq për vjedhje koleksioni, lajm i cili u hodh poshtë menjëherë nga vet Kiara, e cila deklaroi se nuk kishte asnjë akuzë të tillë për të.
E mes gjithë diskutimeve për koleksionin e saj, Kiara duket se ia ka dalë të ketë sukses në këtë projekt, pasi porosite sa vijnë e shtohen dita – ditës dhe po kërkohen nga shumë vajza që jetojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.
Tashmë, Kiara Tito Brand ka menduar edhe për këtë! Ditën e sotme, Kiara ka njoftuar se më në fund janë bërë të mundura edhe porositë nga jashtë vendit – një lajm ky që ndjekëset e saj nëpër botë, e kanë pritur shumë mirë!
Kështu që, të gjitha vajzat që jetoni jashtë por doni të keni copëza të koleksionit të Kiarës, tani keni mundësi t’i porosisni! 🙂