Pak më parë, Luiz Ejlli konfirmoi përmes këngës “Frymë” se ai dhe Kiara janë në pritje të një vajze, ndërsa ka reaguar edhe moderatorja, duke publikuar videoklipin e këngës në Instagram.
“Ne kur e mësuam lajmin na la pa frymë, mezi kemi pritur ta ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vijë në jetë fruti i dashurisë sonë, që mezi presim t’i shohim sytë dhe t’i prekim duart. Kjo është për të gjithë ju që prej fillimit keni përjetuar me ne çdo emocion të historisë sonë të bukur të dashurisë. Do të bëhemi 3” – shkroi Kiara në videon e publikuar në llogarinë e saj.